Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës është kthyer në televizion të Albin Kurtit e Dejona Mihali, pasi qeveria i ka ulur buxhetin e këtij mediumi, duke e bërë kështu të varur nga politika. “Besoj që më të vështirë e kanë vet qytetarët që ballafaqohen me këto probleme, më të vështirë e kanë vet gazetarët e stafi i RTK-së që ballafaqohet me këto skandale, sigurisht se edhe shumë institucione të tjera, siç janë Ushtria e Kosovës, që nuk ka veshmbathje, apo ushqim. E ngriti zërin veçanërisht për deputetët e Vetëvendosjes që po na shikojnë nga ekranet televizive, e që i ikin ballafaqimit. Ata janë votuar për të dhënë llogari e për të përmirësuar jetën në Kosovë, e jo të iu ikin debateve e të fshihen në skuta. Ata janë votuar e jo Dejona Mehali. Radio Televizioni i Kosovës po shihet qartë se është kthyer në televizion të Albin Kurtit dhe Dejona Mehalit, e ne si zë i qytetarëve këtë nuk do ta lejojmë, ka thënë, Mergim Lushtaku në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gresë Krasniqi: Zëri i lirisë tani prapa grilave, por krenaria na mban gjallë
Gresë Krasniqi, bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, …