leoni

GLV: Partneriteti Publiko – Privat garanton zhvillim rural të qëndrueshëm

Në kuadër të implementimit të projektit “Drejtu suksesit për Llapushën 5 ”, mbështetur nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Grupi Lokal i Veprimit “Llapusha” (GLV) është duke realizuar aktivitete, të cilat kanë për synim hartimin e Strategjisë Zhvillimore Lokale 2023-2028. Ky projekt ka për qëllim hartimin e Strategjisë për Zhvillimin Lokal dhe në kuadër të programit për zhvillimin rural “Qasja Leader”.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sylë Dukolli i cili, shprehu gatishmërinë për të përkrahur nxjerrjen e Strategjisë Zhvillimore Lokale (SZHL) dhe përkrahjen për sektorin agrokulturor dhe të bizneseve në zbatimin e qasjes LEADER, në komunën e Malishevës.

Koordinatori i këtij projekti z. Enver Mazreku, pasqyroj një historik të shkurtër të Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha” në Malishevë dhe rëndësinë e hartimint të Strategjisë Zhvillimore Lokale 2023-2028 të përkrahur nga MBPZHR, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Në prezantimin e SZHL nga GLV-ja folen edhe Halit Mazreku- Nënkryetar, znj. Valdete Morina – Koordinatore e projektit për Strategjinë Zhvillimore Lokale në kuadër të planifikimit mjedisor dhe hartimin e hartave zonale. Deri tash janë realizuar disa aktivitete dhe në kuadër të projektit do të realizohen edhe aktivitete tjera me theks të veçantë në hartimin dhe nxjerrjen e SZHL-ës, ku do të marrin pjesë autoritete publike të komunës së Malishevës dhe të sektorit privat.

Gjatë takimit u pasqyruan diskutime edhe për procesin e Granteve nga MBPZHR-ja me theks të veçantë në aplikimet për Masën 5- Programi i zhvillimit Rural dhe Qasja LEDAER e cila dedikohet për Grupet Lokale të Veprimit në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi dhe Nënkryetari Iska vizituan në Hoçë të Vogël, Kantinën “ZANA”

Kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi dhe Nënkryetari Fatmir Iska vizituan në Hoçë …