Në Rahovec hapen dyert e shtëpisë për të moshuar për qëndrim ditor

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm e Komunës së Rahovecit përmes një komunikate njofton të gjithë pensionistët nga kjo komunë se që nga data 5.11.2024 (e martë), do të hapen dyert e shtëpisë për të moshuar për qëndrim ditor.
Komuna e Rahovecit, do të përkujdeset edhe për transportin e të moshuarve.
Nisja me kombi-bus do të bëhet nga stacioni i autobusëve në Rahovec, në orën 9:45.
Gjithashtu, pritjet mund të bëhen edhe te vendndalimi i autobusëve te semaforët dhe te rrasat (rruga për në Drenoc).
Kthimi nga shtëpia, për të moshuarit, te stacioni i autobusëve, bëhet në orën 15:00. 
Gjatë qëndrimit ditor, të moshuarit do të kenë shujtë ditore dhe aktivitete të tjera.
Projekti i shtëpisë për të moshuar është realizuar nga Komuna e Rahovecit, ndërsa funksionalizimi bëhet në bashkëpunim me Shoqatën “Hareja”.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …