Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit me 12 nëntor mbanë mbledhjen e radhës

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit Komunal të Rahovecit që të marrin pjesë në mbledhjen e (11-të) njëmbëdhjetë, e cila do të mbahet më datë 12 nëntor 2024, (e martë), me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal – Rahovec.

Për këtë mbledhje propozohet ky Rend Dite

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të parcelave në Zonën Kadastrale Kramovik,  P- 00500-1 dhe 00597-1 dhe ZK Petkoviq (Gur i Kuq) P-00186-0, 00187-0, 00199-1,00192-200842-0 dhe 00843-0;

4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje të interesit të përgjithshëm të parcelave kadastrale ZK- Kramovik dhe Petkoviq (Gur i Kuq);

5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P- 00268-1 ZK-Hoçë e Madhe;

6. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …