Gresë Krasniqi, bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale duke kujtuar ditën e arrestimit të babait të saj më 4 nëntor 2020 nga forcat e armatosura që kishin rrethuar shtëpinë e familjes. Në postimin e saj, Gresa e krahason këtë situatë me rrethimet që kishte përjetuar familja gjatë viteve të okupimit serb, sidomos prej vitit 1981, duke theksuar se e vetmja gjë që kishte ndryshuar ishin uniformat e forcave që kërkonin të dinin se ku ishte Jakup Krasniqi. Ajo shprehu dhimbjen dhe krenarinë për babain e saj, i cili aktualisht gjendet prapa grilave, por i mbështetur nga dëshmitarë që kanë folur me respekt për të. Gresa përfundon mesazhin e saj me urimin për kthimin e babait dhe gjithë çlirimtarëve në atdhe, ndërsa thekson se numri i anëtarëve që e presin sot Jakup Krasniqin në shtëpi, është rritur nga pesë në nëntë anëtarë, përfshirë edhe dy mbesat e reja, Toska dhe Odeta.
Kontrolloni gjithashtu
Dëshmitarët rrëfejnë tmerret e Masakrës në Burgun e Dubravës, në gjykimin e Gavrilo Milosavleviqit
Në seancën e gjykimit të e Gavrilo Milosavleviqit, i cili akuzohet për krime lufte kundër …