Me zgjedhjet parlamentare që po afrohen, përplasjet mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje po bëhen gjithnjë e më të ashpra. LDK akuzon qeverinë për manipulime të të dhënave ekonomike, duke përfshirë shpenzimet për karburant, rritjen e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Një nga akuzat kryesore ka qenë pretendimi për një shpenzim prej 31 milionë eurosh për karburant, që LDK e cilëson si “manipulim” të të dhënave të publikuara. Po ashtu, partia opozitare kritikon qeverinë për falsifikim të shifrave të punësimit, duke pretenduar se formalizimi i vendeve ekzistuese të punës po paraqitet si krijim i vendeve të reja pune.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …