Kandidati i AAK-së, për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në javën e parë të mandatit të tij, do ta dërgojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. Haradinaj theksoi se ky hap është i nevojshëm për të përshpejtuar rrugën e Kosovës drejt NATO-s, duke argumentuar se qeveria e tanishme po krijon pengesa dhe po e bllokon përparimin e vendit. Haradinaj vuri në dukje se dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është një kërkesë e kahershme e bashkësisë ndërkombëtare, dhe është thelbësore që Kosova të tregojë gatishmërinë e saj për të lëvizur përpara pa vonesa.
Kontrolloni gjithashtu
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar me z. Peter Sorensen kur të fillojë punën si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht …