Komuna e Rahovecit publikon programin e aktiviteteve të Akademisë përkujtimore në 26-vjetorin e rënjes së heronjëve Toni e Mici

Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të rënjes së heronjëve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Rahovec ka publikuar programin e aktiviteteve të kësaj Akademie Përkujtimore që do të mbahen të mërkurën me 6 nëntor 2024 me këtë orar.

Aktivitetet nisin në ora 10.00 me nderimet te shtatoret “Toni e Mici” te parku i Qytetit në Rahovec e më pas te Kopshti I Dëshmorëve.

Në ora 10.30 Manifestim përkujtimor në Opterushë te Kulla e Heronjëve: Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, dhe Nezir Imeri.

Në ora 11.30 Dita e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhelal Hajda – Toni”, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Këto aktivitete mbahen në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 2 nëntor nga ora 18:00, në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë mbahet Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës

Të shtunën, më 2 nëntor nga ora 18:00, në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në …