leoni

Dëshmitari serb, Zoran Stankoviq, u mor në pyetje para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar kundër procesit gjyqësor, në Hagë, duke e quajtur, maratonë të një krimi juridik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar kundër procesit gjyqësor në Hagë, duke e quajtur atë një “maratonë të një krimi juridik”. Katër vite pas arrestimit të ish-udhëheqësve të UÇK, dhe figurave të larta politike, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimin. KMDLNj kritikon zgjatjen e procesit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, duke saktësuar se  procesi është paragjykues dhe ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa shumica e seancave janë mbajtur të mbyllura, duke përjashtuar publikun në 63% të rasteve. Këshilli gjithashtu denoncon vonesat në përkthimin e materialeve të mbrojtjes dhe trajtimin e të paraburgosurve, përfshirë pengesat për vizitat familjare dhe ofrimin e vonuar të shërbimeve shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …