Latifi: Do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e sektorit privat në komunën tonë

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të tij të rregullta ditore të martën qëndroi në Xërxë ku vizitoj Qendrën Tregtare QTX-Mall, një qendër tregtare, e cila po rritet dhe po forcohet dhe dëshmon për fuqinë e efektet pozitive që prodhohen si një kontribut i dukshëm në planin e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit në komunën e Rahovecit.

Kryetari Latifi tha se falë punëve të palodhura të pronarit, z. Hekuran Popaj, QTX-Mall ka krijuar mbi 100 vende pune, ku mbi 80% e të punësuarve janë vajza dhe gra dhe ka sjellë brende të njohura, si: Comodita Home, Premium Bakery dhe Jara Pharmacy, duke përmbushur nevojat e komunitetit me cilësi dhe standarde të larta.

Një tjetër veçori e rëndësishme e kësaj qendre është përdorimi i energjisë së ripërtëritshme përmes paneleve diellore, që prodhojnë deri në 370 Kwh, duke e bërë QTX-Mall një shembull të mirëfilltë të përgjegjësisë mjedisore, shembull që duhet ta ndjekin edhe të tjerët.

Jemi krenarë për këto arritje të bizneseve dhe do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e sektorit privat në komunën tonë dhe të krijojmë sa më shumë lehtësira për ta, u shprehë në fund kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …