Rama: Sot, kryeqyteti mirëpriti një mysafir të veçantë – Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut

Në kuadër të vizitës në Kosovë, Zëvendës-Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u prit edhe nga Kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

“Sot, kryeqyteti mirëpriti një mysafir të veçantë – Zëvendës-Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel një partner i çmuar në rrugën tonë drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Prishtinës, ka shkruar në rrjetin e tij social, Facebook, Kryetari Rama.

Zv. Kryeministri Bettel vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku u njoh më nga afër me sukseset e Programit të Vizitave në Shtëpi, një iniciativë që ka transformuar kujdesin shëndetësor për shumë familje në nevojë.

Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e Luksemburgut në këtë projekt, i cili ka bërë një ndryshim të madh për shumë qytetarë. Ky bashkëpunim ndërkombëtar është një dëshmi e përkushtimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë, ka shkruar kryetari Rama në postimin e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …