Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ulusoy bashkëbiseduan rreth shumë çështjeve në vend dhe rajon si integrimin europian të vendit, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, partneriteti strategjik me Republikën e Turqisë, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut, etj. Ai e njoftoi Ambasadorin Ulusoy që BDI nuk lëkundet aspak nga përkushtimi për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe do të vijojë të veprojë për realizimin e këtij synimi. Gjithashtu, jemi të përkushtuar për të ndërtuar partneritet strategjik me Republikën e Turqisë e cila na ka mbështetur pa rezervë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian. BDI mendon që zgjidhja më e mirë nga situata me marrëdhënie të tensionuara ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe pa perspektivë europiane, janë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor 2025. Prandaj, ne e pranuam sfidën publike të z. Mickovski dhe mirëpresim gatishmërinë edhe të partive tjera opozitare për tu përballur në zgjedhje vitin e ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …