leoni

Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Peter Stano: Ta quash draft-statutin evropian, ‘non-paper’, paraqet mospërfillje të ftesës së Këshillit të Bashkimit Evropian

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se Kosova nuk mund t’iu ikë përgjegjësive të veta nga dialogu i Brukselit dhe cilësimi i draft-statutit evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe si “non-paper” nga zyrtarët e saj. Kjo tregon mungesë respekti  nga qveria-Kurt për obligimet e saj nga dialogu. “Ta quash draft-statutin evropian si thjeshtë një ‘non-paper’, paraqet mospërfillje të ftesës së Këshillit të Bashkimit Evropian që të veprohet në bazë të tij pa vonesa të reja drejt themelimit të Asociacionit”, tha Stano. Në tetor 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia – e mbështetën atë. Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese këtë draft-statut. Zyrtarët e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti edhe në të kaluarën e kanë cilësuar si “non-paper” draft-statutin evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …