Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit fton krijuesit shqiptarë që të marrin pjesë në Konkursin Kombëtar Letrar “Sulejman Krasniqi” me krijimet e tyre artistike.
Kushtet e Konkursit:
Krijimet letrare (prozë apo poezi) nuk duhet të jenë më të gjata se 4 faqe A4.
Punimet dorëzohen në kopje fizike në tri kopje të koduara në zarf të mbyllur në objektin e Komunës së Rahovecit ose dërgohen nëpërmjet adresës elektronike: [email protected].
Afati i dorëzimit të punimeve është nga data 06.11.2024 deri më 04.12.2024.
Çmimi letrar “Sulejman Krasniqi” do të shpërblehet me shuma monetare për fituesit, ndërsa rezultatet do të shpallen më 7 dhjetor 2024, me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit dhe Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec.
Vlerësimi i punimeve do të bëhet nga një juri profesionale e përbërë nga ekspertë të fushës, të emëruar nga organet drejtuese të Komunës së Rahovecit.
Ftojmë të gjithë krijuesit të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme letrare.