Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për humbjen e një mundësie të jashtëzakonshme në përmbylljen e shtet-ndërtimit të Kosovës gjatë administratës së Presidentit amerikan Joe Biden. Ai e vlerësoi Bidenin si një nga mbështetësit më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës për më shumë se katër dekada, si Senator, Zëvendëspresident dhe President. Hoxhaj theksoi se Qeveria Kurti humbi një rast historik, një mundësi kolosale, dhe koha do të tregojë rëndësinë e kësaj humbjeje. Ai e cilësoi këtë si dëmin më të madh të bërë Kosovës, duke përmendur lidhjen e ngushtë dhe emocionale të Bidenit me vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …