leoni

Vetëm 74 vrasës e kriminelë serbë, në mesin e mijërave të tillëve, janë dënuar gjatë 26 viteve për krimet e luftës në Kosovë

Edhe pse anë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë,  drejtësia për krimet e kryera nga ushtria dhe policia serbe mbetet minore. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, vetëm 74 vrasës të shqiptarëve janë dënuar për krimet e luftës, megjithëse mbi 13 mijë civilë shqiptarë u vranë dhe mijëra të tjerë u masakruan, dhunuan dhe u dëbuan nga forcat serbe. Instituti i Kosovës për Drejtësi kritikon mungesën e një strategjie kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës dhe kërkon presion ndërkombëtar për bashkëpunimin e Serbisë në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë për viktimat dhe të zhdukurit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …