Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ne Ferizaj Balton Derguti bashkë me Kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva nga afër kanë vizituar hotelin Metropol, i cili është hapur këto ditë në qendër të qytetit të Ferizajt.
Stafi menaxhues i këtij hoteli i ka pritur të pranishmit të cilët i njoftuan për kapacitetet e këtij hoteli. Ky hotel posedon 27 dhoma, gjithashtu dhe sallën e mëngjesit e cila është me byfe te hapur.
Hoteli posedon edhe sallën e konferencave me kapacitet për 24 persona.
Hoteli është i rregulluar me një interier të veçantë që ofron dhoma dhe hapësira moderne.
Drejtori Derguti me këtë rast tha se hapja e hoteleve si Metropli, ndikojnë në zhvillimin e turizmit në qytetin tonë duke ofruar banim komod për të gjithë mysafirët. Ai tha tutje se Komuna e Ferizajt do të jetë në përkrahje të bizneseve të Ferizajt.