Në Rahovec u shënua 26-Vjetori i rënies së Heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri

Bashkë me familjarë, me bashkëluftëtarë, me përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe me bashkëpunëtorë, sot, në 26-vjetorin e rënies në përballje me forcat pushtuese serbe, nderuam kujtimin dhe veprën e pavdekshme ndër breza të heronjve tanë: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Janë 26 vjet nga dita kur ata ranë për lirinë e Kosovës, duke na lënë shembullin e guximit dhe të sakrificës. Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe histori!, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Këta bij të kombit, me zemër e me armë, i dolën përballë një armiku të pamëshirshëm, të bindur se liria është vlerë që duhet mbrojtur me çdo kusht. Rënia e tyre na kujton sa i lartë është çmimi i lirisë që sot gëzojmë dhe sa shumë kemi për të bërë për të ruajtur këtë trashëgimi të shenjtë, thuhet në postimin e kryetarit Latifi.

Pas homazheve, në sallën e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u kremtua edhe Dita e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”  në Rahovec, përmes aktivitetetve të organizuara nga nxënësit dhe mësimdhënësit, me valle, me këngë të përkushtuara për heronjtë dhe me poezi prekëse që përçuan vlerat e lirisë dhe krenarinë kombëtare.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u bë prezantimi i veprave të gazetarit, Fahri Musliu

Në sallën e Kuvendit të Komunës në Ferizaj të enjtën u bë prezantimi i veprave …