Kremlini zyrtar hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë ta destabilizojë situatën në Kosovë

Dimitri Peskov: Amerika mund të kontribuojë në përfundimin e konfliktit në Ukrainë, por duhet kohë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Amerika  është në gjendje të kontribuojë në përfundimin e konfliktit” në Ukrainë, por kjo nuk mund të bëhet brenda natës. Meqenëse Amerika është vendi që i hedh vazhdimisht karburant zjarrit në këtë konflikt dhe duke marrë pjesë drejtpërdrejt në të, ata janë në gjendje të ndryshojnë trajektoren e politikës së tyre. Por nëse kjo do të bëhet dhe në çfarë mënyre do ta dimë vetëm pas janarit. Gjatë një konference për shtyp Peskov, hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të Amerikë. Ne nuk kemi ndërhyrë, nuk ndërhyjmë dhe nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të askujt dhe jemi të vendosur të mbrojmë interesat tona nga ndërhyrjet” theksoi zëdhënësi i Kremlinit,  Dimitri Peskov.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …