Gazeta amerikane “Politico” ka shkruar për emrat e mundshëm të cilët pritet të jenë pjesë e kabinetit të Donald Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Pozita më e përfolur është ajo e Sekretarit të Shtetit. Sipas gazetës për këtë pozitë janë pesë emra të mundshëm, mes tyre Richard Grenell, ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi dhe Robert O’Brien ish-këshilltar i Trump për Siguri Kombëtare, i cili ka qenë gjithashtu i përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Emri i ri i Sekretarit të Shtetit po pritet me shumë interes edhe nga klasa politike kosovare, pasi qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti kishte pasur përplasje të vazhdueshme me ish-administratën e Trump dhe ish-emisarin.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …