leoni

Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është zotuar se do të stimulojë inovacionin dhe adoptimin e teknologji të reja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është zotuar se do të krijojnë mjedis që stimulon inovacionin dhe adopton teknologji të reja në çdo sektor të ekonomisë. Gjatë vizitës që i ka bërë kompanisë “Osa Termosistem”, ai ka thënë se kjo kompani dëshmon cilësinë e lartë të produkteve në Kosovë dhe aftësinë për të konkuruar në arenën ndërkombëtare. Kompania është shembulli i shkëlqyer i asaj që Kosova mund të arrijë. Me pjesën dërmuese të prodhimit të eksportuar jashtë vendit, kjo kompani dëshmon cilësinë e lartë të produkteve tona dhe aftësinë për të konkurruar në arenën ndërkombëtare. Suksesi i “Osa Termosistem” nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhur dhe vizionit të qartë. Ky sukses përforcon bindjen tonë se e ardhmja e Kosovës qëndron në një ekonomi të fortë, të mbështetur në prodhimin vendor cilësor dhe eksportet e qëndrueshme. Programi ynë ekonomik është hartuar për të nxitur më shumë histori suksesi si kjo.”

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …