Zyrtari Besian Mustafa, nga LDK-ja tha se Kosova gjithmonë ka përfituar nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht ndryshimeve në administratat amerikane. Ai vlerësoi se asnjëherë nuk ka ardhur diçka negative nga Amerika për Kosovën; përkundrazi, pozita aktuale diplomatike dhe përkrahja ndërkombëtare e Kosovës janë rezultat i vazhdueshëm i mbështetjes amerikane. Një përfshirje më e madhe dhe intensive e Amerikës në çështjet e Kosovës do të ishte përfituese, duke theksuar se involvimi amerikan ka ndihmuar vendin të dalë i suksesshëm në procese kyçe të zhvillimit të tij. Mustafa përmendi se do të ishte një fat i madh për Kosovën nëse administrata amerikane do të rrisë edhe më tej angazhimin e saj në rajon
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …