Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar zgjedhjet, në Amerikë dhe krizën politike në Gjermani gjatë një deklarate për gazetarë, në Budapest të Hungarisë, ku mori pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Kryeministri theksoi se zgjedhjet në Amerikë mund të jetë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra dhe për ta parë botën paksa ndryshe. Ai tha se pavarësisht se jam më i gjati mes gjithë këtyre, por përfaqësoj një vend të vogël. Nuk më takon mua të flas për gjëra të tilla kaq të mëdha si ajo që po ndodh në Gjermani apo Amerikë. Në fund të fundit të fundit, besoj se Gjermania dhe të gjitha këto vende të mëdha janë mjaftueshëm të forta për të kapërcyer të tilla situata. Kjo do të ndihmojë gjermanët të bëjnë më shumë dhe të kuptojnë se kanë një vend të madh. Saktësoi kryeministri, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …