Kandidatja për komisare të Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, ka thënë se nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, ku iu ka përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme . Sa i përket shkëmbimit të territoreve Komisioni Evropian dhe unë, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ka thënë ajo pasi është pyetur për idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata e mëparshme e Trumpit ka thënë se nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, me kusht që Prishtina dhe Beogradi do të përpunonin një zgjidhje të kënaqshme reciproke.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …