Në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale, në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, gjykata njoftoi se i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’i thirrur në gjykatë. Zëdhënësi Mihael Doyle, konfirmoi gjithashtu se Prokuroria ka tërhequr 12 dëshmitarë nga lista e mëparshme, ndërsa deklaratat e tetë dëshmitarëve të tjerë do të pranohen me shkrim. Ndërkohë bëhet e ditur se procesi gjyqësor kundër, Sabit Januzit, Imet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të fillojë më 14 nëntor 2024, me deklaratat hyrëse të Prokurorisë dhe avokatëve. Të pandehurit akuzohen për përpjekje për të frikësuar dhe ofruar dhurata për të ndikuar dëshmitarët që të mos dëshmojnë në gjykatë, një veprim që përfshin akuza për pengim të drejtësisë dhe frikësim gjatë procedurave penale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …