Më 8 nëntor të vitit 1941 u themelua në Tiranë, Partia Komuniste e Shqipërisë, me bashkimin e disa grupeve

Më 8 nëntor të vitit 1941 u themelua në Tiranë, Partia Komuniste e Shqipërisë, me bashkimin e disa grupeve. Komunistët shqiptarë ishin kryesisht njerëz me nivel të lartë arsimor por fillimisht të organizuar në grupe të vogla si: Grupi i Shkodrës, Grupi i Korçës, Grupi i të Rinjve dhe Grupi “Zjarri”. Edhe pse Kominterni kishte dërguar udhëzime për shpërndarjen e grupeve, në vitin 1937 ato nuk u respektuan. Indiferenca e komunistëve shqiptarë ndaj luftës mori fund në qershor 1941, kur Gjermania naziste prishi marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik dhe nisi trupat ushtarake drejt Moskës. Detyra e parë e tyre ishte organizimi politik, edhe pse  krijimi i partisë nuk ishte i lehtë. Në formimin e PKSH-së nuk u zgjodh udhëheqësi i saj, por koordinator i degëve të partisë u caktua, Enver Hoxha, i cili ishte sekretar i partisë në Tiranë. Në mars 1943 në Konferencën e Vendit, Enver Hoxha zgjidhet kryetar partie. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja merr pushtetin në dorë dhe Enver Hoxha në këtë periudhë luante rolin e kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme, ministrit të mbrojtjes dhe udhëhiqte ushtrinë e vendit. RKL, TV-DIELLI, Kalendari Kombëtar

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …