Më 8 nënt0r të vitit 1462, u shkrua në gjuhën shqipe, me alfabet latin, “Formula e pagëzimit”. Formulën e shkroi Pal Engjëlli. Ai u lind në vitin 1416 dhe vdiq në vitin 1470. Ishte një klerik katolik arbër që shkroi fjalët në gjuhën shqipe Ka qenë mik, bashkëpunëtor dhe këshilltar i ngushtë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilit i ka shërbyer edhe si diplomat. Pal Ëngjëlli, ishte edhe kryepeshkop i Durrësit. Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëllit ishte burrë i pajisur me mendje shumë të lartë e me zotësi të rrallë në oratori, me dituri si askush dhe i vaditur në letërsinë e shenjtë dhe në letërsinë humane, si greke ashtu dhe latine, sidomos i shquar për rreptësi në jetë e zakone. Ishte dijetar dhe burrë besnik, të cilin Skënderbeu e mbajti afër, vetes për maturinë e tij, kulturën e pastërtinë e jetës, burrë që e respektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull të gjithë epirotët dhe arbërorët e kohës së Motit të Madh. RKL, TV-DIELLI, Kalendari Kombëtar
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …