Në Kopiliq të Poshtëm, Tushilë dhe në Rezallë të Re po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urave

Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e urave që u shkatërruan si pasojë e përmbytjeve vitin e kaluar.

Aktualisht po punohet në Kopiliq të Poshtëm, Tushilë dhe në Rezallë të Re, me qëllim të përfundimit të urave para sezonit të dimrit dhe kështu të kthehet normaliteti sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Ecurinë e punimeve e ka përcjellë nga afër drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, i cili theksoi se realizimi i projektit të ndërtimit të urave po vazhdon sipas planifikimeve dhe shumë shpejtë pritet të përfundojnë.

Ndërtimi i urave ka qenë prioritet i Qeverisjes Lokale, të cilat u shkatërruan pas përmbytjeve të 19 janarit të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …