Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i ka kërkuar Berlinit zyrtar që të ekstradojë përkrahësit e klerikut mysliman turk, Fetullah Gulen, të cilët jetojnë në Gjermani, dhe të cilët qëndrojnë pas grusht shtetit të 17 korrikut, raporton DPA. Cavusoglu thotë se prokurorë dhe gjykatës që janë pjesë e lëvizjes së Gulenit, dhe të cilët janë aktualisht në Gjermani, ku ndodhet një numër i madh i komunitetit turk. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i është përgjigjur menjëherë kërkesës së ministrit turk duke thënë se Gjermania do të veprojë në bazë të rregullit dhe ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …