Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet të kthejë fokusin tek marrëveshja e Uashngtonit. Hoti ka shkruar se nisja e projekteve infrastrukturore është në interesin e Kosovës dhe qeveria e re duhet të nis menjëherë përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për t’u futur më tej në negociata me partnerët stratetegjik për zbatim e financim të plotë të projekteve. Ai thotë se me krizën energjetike që po mbretëron, projekti i gazit ka marrë përmasa të sigurisë kombëtare. Deputeti i LDK-së dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Uashingtonit thotë se katër vite me Kurtin janë humbur, qindra miliona euro investime dhe mijëra vendeve të punës s’kanë ndodhur e s’janë krijuar. Projektet infrastrukturore të Marrëveshjes së Uashingtonit i tejkalojnë dimensionet ekonomike – ato janë çështje e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjate të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …