Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti po i rrezikon marrëdhëniet strategjike të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti, duke e konsideruar  si një qeveri të mjerë” për dështimin në ruajtjen e marrëdhënieve strategjike të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, vendosja e Kosovës nën sanksione nga BE-ja dhe Amerika është një precedent i rrezikshëm dhe një tregues i dështimit të politikës së jashtme të qeverisë. Haradinaj ka theksuar se Shtëpia e Bardhë duhet të jetë busulla kryesore e politikës së jashtme të Kosovës. Ai ka bërë thirrje për një “kontratë të re me SHBA-në” për të siguruar që Kosova të mos izolohet më dhe të mbetet një partner i besueshëm ndërkombëtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …