Kryetari Aliu mirëpriti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu mirëpriti të premtën në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqësinë e tij, Sabri Tunç Angili. Gjatë kësaj vizite Kryetari Aliu dhe amabasadori Sabri Tunç qëndruan në kompanitë ferizajase me shtrirje edhe në tregun ndërkombëtar, Kompanitë D&T Tex dhe GERIS Corporation, duke forcuar bashkëveprimin mes nesh në dobi të lehtësimit të të bërit biznes për këto kompani dhe bizneset tjera ferizajase me treg e bashkëpunim me Republikën e Turqisë, thuhet në postimin në Facebook të kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …