Më 10 nëntor në orën 11:00, në fshatin Marec, do të bëhet përurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve

Sylë Vitia, udhëheqës i sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, komuna e Prishtinës, ka bërë një njoftim për opinionin publik ku ka shkruar: Në emër të Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së dhe të kryetarit Perparim Rama, ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e përurimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve, që do të mbahet më 10 nëntor 2024, në ora 11:00, në fshatin Marec të komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj ngjarjeje, do të zhvillohet një program kulturor për të nderuar ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fëmijët e lansojnë fushatën ‘KryeqytetiPaMakina’ me mbështetje të Save the Children Kosova dhe Komunës së Prishtinës  

Prishtinë, 09 nëntor 2024 – Të shtunën, më 9 nëntor, në Sheshin Skënderbej, ora 13:00, fëmijët …