Departamenti i Mjekëve pa Kufij, konsideron se Gaza po përjeton një ndëshkim kolektiv nga Izraeli, kundër tërë popullatës, pa dallim

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut njofton se 70 për qind e të vrarëve nga Izraeli në Gazë, janë gra dhe fëmijë

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se 70 për qind e të vrarëve palestinez  nga Izraeli, në Gazë, janë gra dhe fëmijë, duke e quajtur këtë një “shkelje sistematike të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, transmeton Anadolu. Zyra e OKB-së publikoi shifrat në një raport prej 32 faqesh, i cili mbulon periudhën 6-mujore nga nëntori i vitit 2023 deri në prill të vitit 2024. Është thelbësore që të ketë llogari në mënyrën e duhur në lidhje me pretendimet për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare përmes organeve gjyqësore të besueshme dhe të paanshme dhe që ndërkohë të mblidhen dhe ruhen të gjitha informacionet dhe provat përkatëse”, tha Volker Türk, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut. Sipas analizës së detajuar, rreth 80 për qind e viktimave janë vrarë në ndërtesa banimi apo banesa të ngjashme, nga të cilat 44 për qind fëmijë dhe 26 për qind gra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Lumir Abdixhiku kundërshton doracakët për Edukatë Seksuale

Kryetari i LDKsë, Lumir Abdixhiku, ka shprehur qëndrimin e tij kundër doracakëve për Edukatë Seksuale …