Ministria e Kulturës, e drejtuar nga Hajrulla Çeku, ka dhënë katër tenderë njëburimorë për punë shtesë në projekte restauruese dhe konservuese, me një vlerë totale që kalon 132 mijë euro. Tenderi më i fundit, i nënshkruar para katër ditësh, është për ndërhyrje në shtëpinë dhe ahurin e Familjes Munik në Prizren, me vlerë mbi 16 mijë euro. Tenderi është dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, sipas Ligjit për Prokurimin Publik. Po ashtu, një tjetër kontratë për restaurimin e Xhamisë së Turbohovcit dhe Konakut të Mahmut Begollëve, me vlerë mbi 27 mijë euro, është nënshkruar me kompaninë “HARISI GROUP” më 14 tetor. Të dy tenderët janë justifikuar me arsyetime të parapara nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe aprovim të mjeteve financiare nga autoritetet përkatëse.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …