Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra, ka komentuar ndryshimet që mund të sjellë rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se tranzicioni i pushtetit do të jetë paqësor, megjithatë pritet që administrata e re të ketë një qasje të ndryshme ndaj Kosovës dhe rajonit. Zonja Shkodra theksoi se është ende herët të dihet se kush do të jenë në pozitat kyçe të kabinetit të ri të Trump, por shtoi se ky kabinet pritet të jetë më profesional dhe më efikas. Sipas saj një nga prioritetet e Trump gjatë mandatit të tij të dytë do të jetë zbatimi i marrëveshjes së arritur gjatë mandatit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se beson se Trump do të synojë të përmbyllë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke kërkuar që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara tashmë nga Prishtina dhe Beogradi. Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ajo theksoi se politika amerikane nuk pritet të ndryshojë rrënjësisht, duke u fokusuar kryesisht në sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajon, si dhe mbështetje për forca pro-perëndimore dhe demokratike, ka nënvizuar, Magbule Shkodra.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …