Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së partisë në Rahovec, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë nga kjo komunë. Kosova ndodhet në një situatë të vështirë, pas politikave të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti, të cilin ai e ka cilësuar si “gabim”. Haradinaj ka vënë në dukje se për të nxjerrë Kosovën nga ky rrethim politik dhe ekonomik do të kërkohet një punë e madhe, duke nënvizuar se vendi ka shumë marrëveshje dhe sanksione të papranueshme. Ai ka ripërsëritur prioritetin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke theksuar se ky është një hap i domosdoshëm për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …