Bedri Hamza, njofton se rreth 250 studentë, që janë pjesë e universiteteve më të mira, në Gjermani, iu kanë bashkuar ekipit të tij

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se rreth 250 studentë, që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani iu kanë bashkuar ekipit të tij. Secili prej tyre ka një rrëfim suksesi dhe se me diasporën Kosova mundet më mirë. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!”, ka nënvizuar  kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …