Uk Lushi: Krejt politikanët që ju mbledhin nëpër takime patetike partiake kanë dertin e tyre, e as tuajin e as të kombit

Veprimtari, Uk Lushi ka reaguar ndaj takimeve që po mbajnë liderët e partive politike nëpër diasporë. Ai ka thënë se këta politikan nuk e kanë as hallin e mërgimtarëve e as të kombit por kanë hallin e vet. “Diaspora shqiptare kudo në botë ka fajin kryesor që lejon të shpërdorohet nga politikanët shqiptarë në vendet tona. Jeton në Diasporë dhe do të merresh me politikë partiake?!

Mrekulli!

Hypi aeroplanit, anijes, autobusit, makinës apo po deshe dhe biçikletës dhe shko futu në politikë në atdhe. Krejt politikanët që ju mbledhin nëpër takime patetike partiake kanë dertin e tyre, e as tuajin e as të kombit. Mos lejoni trajtimin si dele! Mërgata dhe Diaspora duhet të kontribojnë vetëm për kombin dhe asnjëra parti nuk është kombi i tërë! Edhe një herë: doni angazhim politik partiak, kthehuni në atdhe!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …