Nga sulmi i radhës i ushtrisë izraelite në Gazë, janë vrarë e plagosur shumë palestinez, Në mesin e tyre ka edhe fëmijë e gra. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë bërë të ditur se nga sulmi ndaj një shkolle të shndërruar në strehimore në qytetin e Gazës, janë vrarë 6 persona. Në mesin tyre janë një grua shtatzënë, një fëmijë dhe dy gazetar vendas. Shtatë njerëz të tjerë u vranë nga një sulm tjetër izraelit në një tendë në jug të qytetit Han Junis, ku të zhvendosurit po strehoheshin. Në mesin e të vdekurve janë dy gra dhe një fëmijë. Radio Evropa e Lirë citon zyrtarët shëndetësorë palestinezë të kenë thënë se ushtria izraelite e goditi spitalin kryesor në Gazë, Al-Aqsa Martyrs, duke i vrarë tre njerëz të tjerë. Prej fillimit të luftës, para më shumë se një viti, ushtria izraelit ka goditur disa shkolla dhe kampe refugjates, të cilat janë të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre si pasojë e ofensivave dhe urdhrave të Izraelit për evakuim.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …