Berat Rukiqi

Berat Rukiqi e quan propagandë pretendimin e ministrit, Hekuran Murati

Zyrtari i lart i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka kritikuar qeveritë paraprake për mos luftim të kontrabandës. Njohësi i ekonomisë, Berat Rukiqi e ka quajtur propagandë pretendimi e ministrit, Hekuran Murati. “Dyfishimin e deficitit tregtar dhe rritjen eskponenciale të importeve, apo daljen e mbi 5 miliardë eurove, jashtë ekonomisë të vendit, ministër Propaganda, po ka dëshirë, t’na e shet si sukses. Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve, që kanë paguar çmime me të larta, po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës. Një nxënës i një shkollë të mesme ekonomike, do të ishte me kreativ, në tregimin e ndonjë suksesi në ekonomi apo interpretimin e të dhënave” ka shkruar eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi përplaset me Kryeministrin Kurti për urgjencën e amendamenteve të Buxhetit për vitin 2025

Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …