Kryeministri, Albin Kurti po i vazhdon takimet me mërgatën. I shoqëruar nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ai ka takuar mërgimtarët në Gjermani me të cilët ka biseduar për veprimet e ndërmarra nga Qeveria që drejton. Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti i ka njoftuar pjesëmarrësit në takim për “programet e qeverisë të cilat synim kanë punësimin te të rinjtë dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës siç është rasti me programin Praktikë në Qeveri apo platforma SuperPuna. Në lidhje me iniciativat e ndërmarra të cilat në kryeqendër e kanë patur angazhimin e diasporës, përmendi hapjen e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programin për Diplomaci Qytetare, si nisma të jashtëzakonshme që afrojnë profesionistët, studentët, të rinjtë e të rejat më pranë vendit”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …