Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Diaspora është dhe do të mbetet njëra nga asetet më të çmuara të Kosovës

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se diaspora është dhe do të mbetet një nga asetet më të çmuara të Kosovës. Vite me radhë kemi thënë se diaspora është shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Me mbi 3 miliardë euro remitanca që vijnë çdo vit përmes kanaleve zyrtare dhe shpenzimeve që diaspora bën në Kosovë, ësht e qartë se pa këtë kontribut jetik, ekonomia e Kosovës nuk do të ishte as afër niveleve aktuale. GDP-ja dhe konsumi për të cilët qeveritë krenohen janë në një masë të madhe meritë e diasporës, dhe shpesh kjo meritë mbetet pa njohjen e duhur. Por diaspora ka bërë më shumë sesa ka sjellë remitanca. Ka investuar, ka sjellë përvojë, ka transferuar njohuri, dhe ka krijuar partneritete të reja. Përmes promovimit të vendit tonë te investitorët ndërkombëtarë, diaspora ka qenë ambasadorja më e mirë e Kosovës dhe popullit të saj”, ka shkruar, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …