leoni

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja, Hykmete Bajrami, i tregon Hekuran Muratit, se për katër vite të qeverisjes Kurti, janë dyfishuar të hyrat tatimore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Murati që për katër vite të qeverisjes Kurti për shkak të luftës së pakompromis ndaj kontrabandës janë dyfishuar të hyrat tatimore. Ajo e ka kritikuar ministrin “për katër vjet s’ka qenë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të ATK’së”. Ky është ministri i cili që dy vite e gjysmë e mban jashtëligjshëm pa mandat në ATK drejtorin e zgjedhur nga Qeveria e PAN-it. Ajo iu drejtua Muratit duke thënë se në vitin 2015 nuk ka pasur inflacion por deflacion, rënie të çmimeve, ndërsa inflacioni, rritja mesatare e çmimeve në vitin 2022 ka qenë 11.6%. Deputetja, Hykmete Bajrami në fund ka thënë se 2.8 miliardë euro ka qenë deficiti tregtar kur e ka marrë Murati postin e ministrit ndërsa tani është 5 miliardë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …