Qeveria e Kosovës e akuzoi Serbinë se po mohon Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të vitit 2023, lidhur me normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Serbia vazhdimisht po e shpërfaqë qasjen e saj agresive ndaj Kosovës, duke përmendur miratimin së voni të dy ligjeve nga Serbia që shkelin sovranitetin e Kosovës. Këto veprime të Serbisë, por edhe zgjedhjet në Kosovë, faza e tranzicionit të konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian dhe administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike të Kosovës dhe analistë politikë, janë dëshmi se nuk do të ketë asgjë konkrete në dialog në muajt në vijim. Në fillim të muajit nëntor, Serbia miratoi ligjet për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. Këto veprime u kritikuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku kundërshton doracakët për Edukatë Seksuale
Kryetari i LDKsë, Lumir Abdixhiku, ka shprehur qëndrimin e tij kundër doracakëve për Edukatë Seksuale …