leoni

Rreth 40 mijë të rinj me aftësi të kufizuara janë në Kosovë, por vetëm një pjesë ka qasje në arsim

Rreth 40 mijë të rinj me aftësi të kufizuara janë në Kosovë, por vetëm një pjesë ka qasje në arsim

Rreth 40 mijë të rinj në vendin tonë,  konsiderohet  se kanë aftësi të kufizuara, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ka qasje në arsimin publik. Prindërit e këtyre fëmijëve vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha për të siguruar mundësi arsimimi për fëmijët e tyre, pasi infrastruktura dhe shërbimet arsimore nuk janë të përgatitura për t’i mbështetur ata në mënyrë të barabartë. Mimoza Bytyçi-Rrahmani nga grupi avokues i prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara shprehet se shumë fëmijë që kanë të drejtën për arsim përballen me mungesë të kushteve për të realizuar këtë të drejtë. Ajo kërkon që fëmijët që mund të zhvillojnë edukimin e tyre në kushte shtëpiake, të mbështeten dhe të mos u mohohet e drejta për arsim. Handikos, një organizatë që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, thekson se vetëm 12% e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa 88% janë jashtë bankave shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …