Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe autoritetet përkatëse të krijojnë një platformë të koordinuar në nivel vendi për të adresuar sfidat aktuale të arsimit në Kosovë. Kjo platformë do të synojë veçanërisht luftimin e rrezikut të mbylljes së shkollave si pasojë e uljes së numrit të nxënësve dhe migrimit të popullsisë në kërkim të mundësive më të mira jetese në vendet e BE-së. Gjendja në sektorin e arsimit është shqetësuese për dy arsye kryesore: ulja e natalitetit dhe ikja e qytetarëve të Kosovës për punë jashtë vendit. Kjo ka ndikuar në viset rurale, ku shumë shkolla mund të mbyllen për shkak të uljes së numrit të nxënësve. SBAShK ka kërkuar gjithashtu që qeveria të rrisë koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit, me një kërkesë për një rritje prej 30% të koeficienteve.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …