leoni

Shpallet njoftimi për vazhdimin e vijave Urbane për vitin 2025 në komunën e Malishevës

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Malishevës, Rifat Mazreku në bazë të rregullores për Transportin Publik Urban dhe Ligjin për Transportin Rrugor ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e Vijave Urbane për vitin 2025

1.Malishevë – Banjë – Bellanicë – Bardhë dhe anasjelltas

2.Malishevë – Banjë – Bellanicë – Ngucat dhe anasjelltas

3.Malishevë – Banjë – Bellanicë – Temeqinë dhe anasjelltas

4.Malishevë – Dragobil – Marali – Goriq dhe anasjelltas

5.Malishevë – Dragobil – Astrazup dhe anasjelltas.

Sipas këtij vendimi të drejtë aplikimi kanë të gjitha Kompanitë Transportuese Komunale si dhe ato të Komunave të tjera të cilat i kanë vendimet sipas rendeve të udhëtimit për vijat urbane.

Të gjitha Kompanitë Transportuese që kerkojnë vazhdimin për vijat urbane duhet që kërkesës t’i bashkangjesinë edhe këto dokumente:

Çertifikatën e biznesit nga KK-Malishevë apo komunave tjera, Vërtetimin e taksës komunale, Vërtetimin e tatimit në pronë, Çmimoren për pasagjerë nga Kompania, Patent shoferin (Kopje), Çertifikatën e mjekut, Kontrollimin teknik dhe WRD të Autobusit, Vendimin nga DSHP të rendit të udhëtimit, Vërtetimin nga Drejtoria e Inspektoriatit për mbajtjen e rregullt të vijave urbane sipas vendimit të rendit të udhëtimit, Librezën e regjistrimit të mjetit Transportues (kopje).

Pagesën për çdo vijë (linjë) bëhet sipas rregullores së KK Malishevë, pasi të aprovohet kërkesa për vazhdim për vijat urbane.Kërkesat merren dhe dorëzohen në zyrën e pritjes.

Afati për aplikim është një muaj (11.11.2024 – 11.12.2024).

Vërejtje: Kërkesat për vazhdim për vijat urbane që nuk janë të kompletuara me dokumentacionin e kërkuar dhe ato të dorëzuara pas afatit, komisioni nuk do t’i shqyrtoj.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike – Malishevë, Rifat Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti komandantët e pikave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, Sinani dhe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim pune komandantët e …