Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një pike kontrolli rutinë në fshatin Korenicë, ndaluan një automjet për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë. Automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, i lindur në vitin 1993. Gjatë procesit të legjitimimit, drejtuesi i mjetit u përpoq të ndikonte në veprimet e policisë për të shmangur gjobën, duke tentuar të ofronte një shumë prej 10 eurosh.
I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10 eurosh u sekuestrua si provë materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast “dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve
më të larta të integritetit dhe transparencës.