Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në telefon me kryetarin të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ai ka thënë se kishte një bisedë të shkëlqyer me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump dhe ndihet mirënjohës ndaj Trumpit që ai menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë. Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën, tha ai. Jam i sigurt që, me mbështetjen e miqve tanë, dhe me miq nënkuptoj të gjithë rrethin e presidentit Trump, të cilët ishin gjithashtu me të gjatë bisedës sonte, do të kemi mundësi të bëjmë, ai Amerikën të madhe, dhe ne Serbinë një vend të denjë, që mund të bashkëpunojë shumë mirë me Shtetet e Bashkuara”, tha Vuçiç.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …